Armo dhe Bankers kontrate per naften

Kompanite ARMO dhe Bankers Petroleum nenshkruan dy dite me pare nje marreveshje afatgjate bashkepunimi. Ajo do te garantoje furnizimin e rafinerive te ARMO-s me naften bruto qe Bankers nxjerr nga nentoka shqiptare. Marreveshja e cila u nenshkrua ne prani te zv/ministrit te Energjetikes Sokol Dervishi nga presidentet e dy kompanive Rezart Taci dhe Abby Badui e fut tregun e hidrokarbureve shqiptare ne nje faze me te larte zhvillimi. Marreveshja qe po firmosim sot me kompanine Bankers Petroleum shenon fillimin
e nje bashkepunimi afatgjate e cila ne perputhje me strategjine e zhvillimit te
kompanise ARMO do te mbuloje nje pjese te konsiderueshme te kapaciteteve
rafinuese per vitin 2011 Kompanite tona perfaqesojne respektivisht industrite me sinjifikative ne vend dhe pa dyshim qe kjo marreveshje do te nxite si industrine nxjerrese ashtu sikurse dhe industrine e prodhimit te nenprodukteve te naftes tha presidenti i Armo Rezart Taci. Me kete marreveshje produktet Made in Albania jo vetem qe shfrytezohen me mire por duke e mbyllur ciklin brenda vendit do te jene edhe me te lira per konsumatoret. Eumlshte nje avantazh jo vetem per dy aktoret ne kete fushe pra per Bankers dhe kompanine ARMO si kompania perpunuese por dhe nje perfitim per ekonomine e vendit sepse ne fund te fundit ky prodhim qe do te perpunohet ne vend do te angazhoje me shume njerez ne pune tha zv/ ministri Dervishi. Nderkohe qe kreu i kompanise Armo Rezart Taci theksoi se risite e kesaj marreveshje jane qe per kompanine Bankers garantohet tregu i shitjes per kompanine ARMO te sigurohet lenda e pare . Taci gjithashtu njoftoi se ARMO tashme prodhon produktin
diesel 10 PPM apo ate qe njihet gjeresisht si Blue Diesel duke i arritur para kohe
objektivat e kerkuara per realizimin dhe tregtimin e ketij produkti sic tha ai.