E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Mustafaraj Rama ndjese publike Shkelzen Berishes

Partia Demokratike i kerkoi dje kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama qe te kerkoje falje per akuzat qe i jane bere biznesmenit qe kishte te njejtin emer me djalin e Sali Berishes. Zedhenesja Albana Mustafaraj ne emer Partise Demokratike ftoi dje Ramen qe ti kerkoje ndjese publike qytetarit dhe biznesmenit te ketij vendi Shkelzen Abdullah Berishes pasi edhe mediat rreth tij e sulmuan ne menyren me te ulet dhe amorale per biznesin e tij te ndershem. Nga ana tjeter PD-ja fton te gjithe qytetaret qe te distancohen nga keto veprime te kreut te PS-se. Ne ju ftojme te dashur qytetare te percmoni kete qendrim primitiv kete sulm amoral te qytetarit njeriut prindit nga politikani qe ligesine ndaj te tjereve e ka per gezim shpifjet e uleta qe servir cdo dite si ushqimin e tij politik per ju i ka si alternative te vetme te cetes se bllokmeneve te rinj- thuhet ne deklaraten e PD-se. Nga ana tjeter ne deklaraten e PD-se kerkohet qe kreu i PS-se te reagoje publikisht per kete ceshtje. Duke denuar kete qendrim edhe nje here i bejme thirrje z. Edvin Kristaq Rama Mr.20 ti kerkoje te falur qytetarit e biznesmenit Shkelzen Abdullah Berisha per sulmin e ulet dhe amoral qe ndermori ndaj tij ne kulmin e muajit te mjaltit - thuhet ne deklaraten e zedheneses se PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›