E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari i Arabise Saudite vizite ne Tirane

Me ftese te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne datat 8 dhe 9 nentor do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Tirane delegacioni i Parlamentit te Arabise Saudite i kryesuar nga Kryetari Sh.T. Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh. Kjo eshte vizita me e larte e nje autoriteti saudit ne Shqiperi. Vizita synon thellimin dhe forcimin e metejshem te bashkepunimit ndermjet dy vendeve ne fushen politike dhe ekonomike. Kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli dhe homologu i saj dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh do te takohen diten e hene me 8 nentor ora 1005 ne mjediset e Selise se Kuvendit dhe ne oren 1100 do te japin nje prononcim te perbashket permediat. Nderkohe delegacioni i Parlamentit Saudit do te pritet diten e marte me 9 nentor ora 1105 nga Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe ne oren 1200 ngaKryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Gjate vizites ne Tirane delegacioni i Parlamentit te Arabise Saudite do te takohet edhe me ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›