E Diel, 1 Nëntor 2026

Leterporosia per Avdyl Loshaj ende asnje pergjigje nga Kosova

Ne Gjykaten e Krimeve te Renda ende nuk ka mberritur pergjigja per leterporosine e derguar mbi pyetjen e shtetasit kosovar Avdyl Loshaj i cili aktualisht eshte me banim ne Holande. Por per shkak te pretendimeve te tij se nuk ndihet i sigurt ne Shqiperi ka kerkuar qe marrja ne pyetje te behet ne nje nga gjykatat e Kosoves. Por ndonese eshte nisur nje kerkese ne Kosove ende nuk ka nje pergjigje nga autoritetet kosovare per deshmine e tij. Nderkohe qe seanca e djeshme do te vijonte me nje deshmitar ish-punonjes i SHIK-ut te asaj kohe. Deshmitari Eduard Qoku mohoi te kete shoqeruar shtetasin Avdyl Loshaj nga Saranda per ne Tirane ndersa nuk mohoi te kete qene ne kete qytet per arsye private. Sipas Qokut ai nuk ka bere shoqerimin e asnje prej personave qe pyeti prokurori as te Loshajt as te Ziso Kristopulit dhe as te ndonje personi tjeter. Eumlshte e vertete sipas tij qe ka shkuar ne Sarande edhe per pune por keto emra nuk i ka degjuar ndonjehere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›