E Hënë, 2 Nëntor 2026

A duhet legalizuar prostitucioni në Shqipëri?

Shkrimin e Redi Shehut kam lexuar edhe me pare, para rreth nje muaji mos gaboj. Kam dashur te jap mendimin tim per kete teme dhe me vjen mire qe m'u ridha ky rast. Ne kete shkrim trajtohet ne thelb nje problem i vetem: ai i legalizimit te prostitucionit, por ne te vertete ka edhe elemente te tjera qe nuk duhen lene jashte analizimit dhe ne fakt japin edhe kontekstin tone shqiptar, sic jane perpjekjet e shtetit per te legalizuar fenomene te ndryshme te shoqerise (kjo pare nje shkalle me lart: vendosja e shtetit ligjor dhe funksionimit de facto te tij), rigjetja apo rikuperimi i imazhit kombetar nepermjet perseritjes dhe riperseritjes se figurave te shumenjohura te Skenderbeut, Nene Terezes apo kujtdo qe shteti dhe nje pjese e popullesise pretendon se do te rregulloje imazhin tone ne Evrope dhe ne bote, hyrja ne strukturat evropiane duke iu pershtatur standarteve te tyre. Keto te pakten m'u duken tre pikat kryesore.
Po e nis analizen nga pikat me te shkurtra per te dale tek ato qe kane nevoje per nje trajtim me te gjere.
1. Duke pare rastin e Turqise dhe zvarritjet qe po i behen "dosjes" se saj per ne Evrope, historine shumeshekullore kolonialiste te te pakten disa prej vendeve evropiane, luften e shpallur ndaj te ashtuquajturit terrorizm islamik prej USA dhe te miratuar ku heshturazi dhe ku haptas nga vendet evropiane, nuk ka shume dyshime se standartet evropiane jane te dyfishta. Pra, ne vete si shoqeri dhe si shtet duhet ta kuptojme thelbin e standarteve evropiane, qe per mendimin tim nuk ka nevoje ta kene kete prapashtesen "evropiane". Standartet mund te kene cfaredolloj emri dhe ngjyre, por nese ato nuk i vlejne shoqerise tone dhe nese nuk ēojne ne progres, duhet per mendimin tim te trajtohen e te diskutohen dhe jo te merren si te mireqena.
2. Per sa i perket perdorimit te emrave te figurave me shume katolike dhe te krishtera si perfaqesuese te kombit, kete e kemi "peshqesh" qe nga koha e komunizmit. Por te mos harrojme se 11 Shtatori nuk qe pa gje edhe per ne. Perdorimi i figurave te krishtera ka ne vetvete nje element reklame edhe per syte e botes se jashtme. Si mendoni se do te pritej per shembull figura e Abdyl Frasherit, e Ismail Qemalit, e ndonje e ngjashme do te pritej, nese fytyrat e tyre ne mendjen e nje evropiani do te kujtonin menjehere elementet islamike te shoqerise sone? Kjo eshte pjese e kompleksit tone si popull dhe e perpelitjes sone mes lindjes dhe perendimit, ne kontekstin e humbjes se vlerave dhe dinjitetit per shkak te namit te keq qe kemi ne Evrope dhe deshires sone per ta rikuperuar kete nam duke ngjallur respekt me elemente nga historia qe kane nje fare lidhjeje me vete Evropen.
Po ashtu, fakti i perdorimit te vetem nje pjese shume te kufizuar te figurave te shquara qe ne kemi eshte deshmi e degjenerimit te identitetit tone kombetar ne masen e gjere te popullsise. Eshte deshmi e injorances sone dhe e atdhetarizmit artificial qe na u kultivua per nje kohe te gjate. Te provoje dikush te dale me nje figure vertet te shquar dhe me nam, por pak te degjuar dhe te gjithe do te pyesin te shushatur njeri-tjetrin: Po ky kush eshte? Cfare ka bere se nuk e kemi degjuar ndonjehere?

3. Per sa i perket shtetit qe perpiqet te legalizoje gjithcka, me duket se pushteti i ri, qe ne fakt te jemi realist nuk ka se nga t'ia nisi pasi gjendja ne vend eshte jo pak e nderlikuar, nuk ka iniciativa te keqija. Ketu nuk dua te bej propagade politike, por te jemi realiste duket se ka disa arritje (te pakten kete pershtypje te lene ne pamje te jashtme). Per momentin ne na duhet nje ligj, nje rregull per diēka, pavaresisht se mund te mos jete ai me i persosuri. E keqja eshte se ne kerkojme ta bejme nje here dhe ta bejme ashtu sic duhet nje ligj, pa marre parasysh se kjo per ne nenkupton kapercim fazash dhe sa te arrihet nje version i pranueshem do te kaloje nje sasi e konsiderueshme kohe.

Po te kalojme tani tek problemi i legalizimit te prostitucionit, qendrimi i autorit te shkrimit me duket relativisht radikal po te marrim parasysh realitetin shqiptar.
Per mendimin tim, te pretendosh qe ne shoqerine tone te ndalohet prostitucioni (ose te mos lejosh legalizimin e tij) nenkupton qe te vazhdoje te lulezoje degjenerimi moral i shoqerise tone qe ka filluar qe prej 15-16 vjetesh. Une nuk them se prostitucioni i legalizuar eshte nje gje e mire. Por mendoj se eshte nje hap i perkohshem, qe me vone mund t'i hape rruge pastaj me vone anullimit te tij.
Mund te duket pak sa paradoksale. Por mendimin tim e bazoj ne kete arsyetim:

Shteti me ligjet qe nxjerr i komunikon shoqerise dhe komunitetit nje orientim.
Çfare do te ndodhte nese do te legalizohej prostitucioni ne Shqiperi? Mendoj se ne fillim do te kishte nje lulezim te ketij biznesi dhe nje fluks njerezish frekuentues. Por nga ana tjeter, ky fluks mendoj se do ta zhvendoste frekuentimin e studenteve dhe vajzave gjimnaziste, ne frekuentim e vendeve te caktuara. Pra do te kishim nje lloj ndryshimi mode, qe me duket se i ben relativisht me mire shoqerise. Shume vajza qe per fat te keq "e shesin" veten e tyre per pak te mira materiale, do ta gjenin veten pa "klientele". Keshtu pra, per nje periudhe kohe te caktuar, duket se do te flijohet nje grup relativisht i vogel i shoqerise per hire te brezave qe do te vijne. (Edhe pse nga ana etike nje llogjikim i tille mua nuk me duket fort i pranueshem.)

Prostitucioni i legalizuar ne Shqiperi ka ekzistuar te pakten qe ne periudhen e Ahmet Zogut, dhe per kete mjafton te lexohen te shkrimet publiçistike te Nonda Bulkes dhe tregimet e dhimbshme te Migjenit. Valle a ishim si shoqeri me te degjeneruar atehere apo sot? Me duket se pergjigjia eshte nje SOT e madhe, dhe pa asnje hezitim. Personalisht nuk jam as feministe dhe as per ndonje revolucion femeror etj si keto. Por duke pare degjenerimin e shoqerise shqiptare qe ka marre tatepjeten, mendoj se masat radikale jo vetem qe nuk do ta zbusnin por do ta terbonin edhe me shume ate. Zgjidhja e vertete do te ishte nje riedukim i shoqerise dhe me plot gojen injektimi i vlerave morale nga zero qe ne femijeri. Por perpara se te fillojme te kultivojme brezat e rinj apo paralelisht me kete, jam e mendimit se duhet te mundohemi qe te futim ne nje fare kornize edhe shtresa te shoqerise qe tashme jane djegur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›