Statusi i kandidatit për Serbinë, të shtyhet deri në mars

Spindelegger ka thënë në Komitetin kryesor të Parlamentit austriak, se vendimin final për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duhet shtyrë deri në muajin mars.
“Beogradit duhet të fitojë statusin “provë” të kandidatit”, ka nënvizuar ai, duke shtuar se dhuna e mëhershme e serbëve të rebeluar ndaj KFOR-it në veri është ngjarje e cila ka lënë gjurmë.
Për më tepër, shefi i diplomacisë austriake ka kritikuar presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe mediat serbe në lidhje me sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, se kanë shfaqur mungesë realizmi.
Ai ka përkujtuar se situata në veri të Kosovës javëve të fundit është përkeqësuar.
“Përfaqësuesit e komunave serbe në veri të Kosovës kanë refuzuar marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë”, është shprehur numri një i diplomacisë austriake.
Spindelegger ka theksuar se për këtë arsye në samitin e BE-së në muajin mars duhet të merret vendimi përfundimtar për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë.
“Nëse marrëveshjet ndërkohë do të zbatohen, atëherë kjo do të ishte mirë dhe nëse jo, atëherë Serbia nuk do të kishte më statusin e kandidatit”, ka shpjeguar Spindelegger propozimin e tij, të cilin e ka prezantuar këtë javën në mbledhjen e shefave të diplomacive së BE-së në Bruksel. /kp/