E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat, mblidhet komisioni i jashtëm parlamentar

Komisioni i jashtëm parlamentar do të mblidhet sot për të shikuar hartimin nga Partia Demokratike e projekt resolutës e cila nxit qeverinë për të aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE. Sipas Preç Zogaj , kreut të komisionit parlamentar të jashtëm, kjo resolutë përfaqëson unitetin e politikës shqiptare për kërkesën për pranim në BE. Opozita ka qenë e para e cila që prej vjeshtës të vitit 2008 ka kërkuar nga qeveria të aplikojë për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vetë Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kërkesa do të depozitohet gjatë muajve të parë të këtij viti

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›