Afganistan,forcat e NATO-s vrasin 28 militantë
Të paktën 28 militantë humbën jetën në provincën lindore afgane Khost, gjatë sulmeve ajrore të forcave të NATO-s. Një patrullë e trupave të NATO-s u sulmua nga rebelët talebanë dhe forcat shumëkombëshe u kundërpërgjigjën me mbështetje ajrore dhe tokësore, sulm nga i cili u vranë 28 militantë në distriktin Babrak Tana, që ndodhet pranë kufirit me Pakistanin, njoftoi aleanca. Një deklaratë e Ministrisë afgane të Mbrojtjes njoftonte se sulmi i trupave kishte shkaktuar vdekjen e tetë rebelëve dhe plagosjen e dy të tjerëve gjatë një përleshje në të njëjtin distrikt të provincës Khost.
Më tepër se 5000 persona dhe rreth 300 trupa humbën jetën vitin e kaluar në Afganistan, kanë deklaruar Kombet e Bashkuara dhe agjencisë humanitare, fakt që e shndërron në vitin më të dhunshëm që nga hyrja e trupave në vend në vitin 2001.