Statusi i vendit-kandidat për në BE, Shqipëria pret pyetësorin brenda 2 muajsh

Shqiperia shpreson qe brenda ketij vitit Brukseli zyrtar te jape miratimin e vet ne menyre qe te filloje pergatitja e procedurave per hartimin e pyetesorit qe duhet te plotesoje qeveria jone per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. “Ne jemi absolutisht, krejtësisht të gatshëm që të mirëpresim pyetësorin e Bashkimit Europian, të Komisionit Europian, pra mendimin nga Këshilli që do t’i kërkojë Komisionit pregatitjen e pyetësorit në çfarëdolloj momenti që të vijë. Ne besojmë që ky moment të jetë sa më i shpejtë dhe të jetë një datë jo shumë e largët, pavarësisht të gjitha diskutimeve dhe duke vlerësuar vendimmarrjen e shteteve anëtare në Këshill dhe në Komisionin Evropian. Ne presim që Këshilli t’i kërkoj Komisionit Avi brenda presidencës suedeze” tha sot ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Sipas ministres së Integrimit, qeveria shqiptare prej nje viti po trajnon administraten e saj e cila do te duhet te jape pergjigje pyetesorit te BE-se per te marre statusin e vendit kandidat. Me terheqjen e pyetesorit, qeveria shqiptare do te kerkoje vetem kater muaj kohe per plotesimin e saj dhe me pas topi kalon serish ne fushën e Brukselit dhe pas vleresimit te pergjigjeve, mbetet vetem vendimi politik qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. Por perveç aspekteve teknike, Brukseli eshte i ndjeshem edhe ndaj situates politike ne vend, prandaj, zonja Bregu i beri edhe njehere thirrje opozites qe te rikthehet ne parlament. Mospjesëmarrja e opozitës në parlament është përgjegjësi historike, për aq sa është përgjegjësi historike për këtë qeveri dhe për këtë mazhorancë që të drejtojë dhe përshpejtojë reformat për procesin integrues të Shqipërisë në BE. T’ju japim mundësi qytetarëve shqiptarë që të shkurtojnë me orë dhe me minuta procesin e liberalizimit të vizave për ta, po kaq është përgjegjësi e opozitës mospjesëmarrja e saj në parlamënt” tha Bregu.
...