E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv/kryeministri Meta takon shefin e BERZH, Daniel Berg

Investimet e BERZH, dëshmi për stabilitetin dhe progresin e Shqipërisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim kortezie me shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Daniel Berg.

Gjatë takimit Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e ngushta të qeverisë shqiptare me BERZH, në kuadër të financimit të shumë projekteve dhe asistencës teknike që Banka ka ofruar në disa sektorë strategjikë në vend, siç janë infrastruktura, energjia, apo sektori financiar.

Meta theksoi se investimet e BERZH, si një nga investitorët institucionalë më të mëdhenj në vend, dëshmojnë qartë për stabilitetin dhe progresin ekonomik si dhe potencialin në rritje të Shqipërisë për thithjen e investimeve të huaja.

Nga ana e tij Berg çmoi veçanërisht bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe të partnerëve të sektorit privat, falë të cilëve shumë projekte kanë qenë të suksesshme.

Në këtë drejtim, Berg theksoi se, “BERZH planifikon të financojë në vitet në vazhdim projekte të tjera të rëndësishme në sektorin privat dhe atë publik, të cilat do të sjellin një zhvillim më të vrullshëm për ekonominë shqiptare”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›