Fule nis vizitën në Tiranë, takimi i parë me liderin e opozitës

Komisineri për Zgjerim, Stefan Fule
Eurodeputeti Stefan Fyle nisi takimin e tij zyrtar në selinë rozë, ku u prit nga kreu i opozitës, Edi Rama.
Komisineri për Zgjerim, Stefan Fule, viziton sot Shqipërinë, për të diskutuar reformat e nisura dhe progresin për integrimin në BE.
Fule, gjatë vizitës njëditore do të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha, zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Fule pritet të diskutojë gjatë këtyre takimeve reformat në kuadër të plotësimit të 12 prioriteteve të vendosura nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat.
Gjatë seancës parlamentare, Fule do të mbajë fjalim para deputetëve lidhur me çështjen e rëndësishme të integrimit në BE.
Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit me 28 prill të vitit 2009 dhe është i vetmi vend në rajon që i është refuzuar statusi për dy vite me radhë.