Statusi martesor, më i rëndësishëm për burrat
Autori i Lajmit: red.
Një traditë e gjatë e kërkimit dhe e teorive mbi përkatësinë gjinore, martesën dhe shëndetin mendor, sugjeron se, statusi martesor është më i rëndësishëm për mirëqenien psikologjike të burrave, sesa për atë të grave, ndërkohë që, cilësia martesore është më e rëndësishme për mirëqenien e grave sesa të burrave. Këto besime mbështeten kryesisht në themelet teorike dhe empirtike të viteve 70, por pavarësisht ndryshimeve në rolet gjinore dhe familjare, ato shumë rrallë janë vënë në pikëpyetje.
Këtu, analiza e tri valëve kërkimore përfaqësuese në nivel kombëtar, tregon se, me pak përjashtime, ndikimet e statusit martesor, ndryshimeve të tij dhe të cilësisë së martesës në mirëqenien psikologjike, janë të ngashme si tek burrat edhe te gratë. Për më tepër, si për burrat edhe për gratë, të cilët jetojnë në marrëdhënie martesore të pakëndshme, mirëqenia psikologjike dëmtohet në të njëjtën masë, disa herë edhe më shumë, sesa martesat e lumtuyra dhe të qenit vazhdimisht i/e pamartuar.
Dy lloje martesash, “e saj” dhe “i tij”
30 vjet më parë, sociologia Jessie Bernard argumentoi se, hendeku midis eksperiencave martesore të burrave dhe të grave, ishte aq i madh, saqë mund të ndërtoheshin dy lloje martesash: “e saj” dhe “e tij”. Më pas, Bernard deklaroi se martesa sillte në jetën e grave ndërprerje kaq serioze, saqë mund të sillnin rreziqe të mëdha për shëndetin emocional të tyre një vit më vonë, Gove dhe Tudor paraqitën dhe testuan një teori të ngjashme, ku argumentonin se gratë e martuara janë më të rrezikuara nga sëmundjet mendore sesa partnerët e tyre, pasi rolet që gratë kanë në moshë të rritur, janë më pak të vlerësuara dhe më frustuese sesa ato të burrave të martuar.
Sipas Bernard, natyra e gjinizuar e martesës i vendos gratë në një lidhje dyshe. Ndonëse rolet familjare janë më pak të dobishme dhe në disa mënyra, më shumë të dëmshme për gratë sesa për burrat, proceset e gjinizuara të socializimit i nxisin gratë të vlerësojnë dhe të njehsohen më shumë me rolin e nënës dhe të bashkëshortes. Kështu, cilësia e martesës duhet të jetë më e rëndësishme për shëndetin mendor të grave sesa të burrave, ndërsa të qenit thjesht i martuar, duhet të jetë më i rëndësishëm për shëndetin mendor të burrave sesa të grave. Gjatë 30 viteve të kaluara, kjo ide ka kontribuar në kërkime dhe teori me një sërë temash si: shpjegimet e zgjidhjeve të martesave, dallimet gjinore në shëndetin mendor, ndarja gjinore e punëve etj.
Ndikimet e të qenit vazhdimisht i pamartuar ndahen nga ato të tranzicioneve drejt dhe jashtë martesës. Gjithashtu, analiza shqyrton, nëse të qenit i pamartuar apo dalja nga martesa me divorc, apo të mbeturit i/e ve, dëmtojnë mirëqenien psikologjike më shumë sesa të qëndruarit në një martesë të tensionuar dhe, nëse këto shoqërime/lidhje ndryshojnë sipas gjinisë.
Por, disa nga studimet e fundit kanë treguar, se ndikimi i dallimeve gjinore në lidhjen e statusit martesor me mirëqenien psikologjike, është zvogëluar. Shumë autorë konkludojnë se martesat janë të dobishme si për burrat, edhe për gratë. Por kërkimet shpesh kanë prodhuar rezultatet që janë të paqëndrueshme dhe disa herë kontradiktore. Disa studime raportojnë, se të qenit i martuar kundrejt pozicioneve të tjera ka më tepër përparësi për gratë, ndërsa një studim tjetër tregon, se ndër të rriturit më të moshuar, të qenit i pamartuar dëmton më tepër mirëqenien psikologjike të burrave se të grave. Modeli i burimeve martesore sugjeron se, mirëqënia më e madhe e të martuarve, krahasuar me të pamartuarit, është rezultat i burimeve më të mëdha ekonomike dhe mbështetjes sociale që gëzojnë të martuarit. Në dallim me këtë, modeli i krizës thotë se, trazirat e zgjidhjes së martesës dëmtojnë mirëqenien psikologjike më shumë nga ç e mbrojnë.
Si përfundim, një sërë studimesh vënë në pikëpyetje pikëpamjen, nëse statusi martesor është më i rëndësishëm për burrat se për gratë. Përdorimi i të dhënave ul ndjeshëm, por nuk shmang mundësitë që, lidhjet e vëzhguara midis statusit martesor dhe mirëqënies psikologjike, të reflektojnë përzgjedhjen e individëve brenda apo jashtë martese, bazuar në shëndetin mendor.
Dilema: më mirë beqar apo i martuar?
A është më keq për burrat dhe gratë, që të jenë të pamartuar apo të divorcohen, apo të qëndrojnë në një martesë problematike? Të dhënat e shumta të një mirëqenieje më të mirë të të martuarve sesa të pamaratuarve shpesh çojnë në përfundimin se, të martohesh dhe të qëndrosh i/e martuar, maksimizon shëndetin dhe mirëqenien e të rriturve. Fakti se kjo varet nga cilësia e martesës, shpesh anashkalohet. Kjo nuk është një ide totalisht e re. Mbi 20 vjet më parë, Gove dhe kolegët e ti vunë re, sesi për burrat edhe për gratë, cilësia e martesës është më e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor, sesa vetë të qenit apo jo i martuar. Për më tepër, literatura mbi stresin social sugjeron, se ngjarje jetësore stresuese, si tranzicioni drejt divorcit ose të qenit i/e ve, mund të kenë ndikime poizitive, kur kanë të bëjnë me një dalje nga role stresuese (si p.sh, një martesë e tensionuar). Ka studime që duan të thonë, se burrat përfitojnë nga martesa pavarësisht nga cilësia e saj, por të tjera e hedhin poshtë këtë fakt.
Indikatorët
Mirëqenia psikologjike e matur në tregues
Kërkimet tregojnë se, mirëqenia psikologjike ka të bëjë me të paktën dy përbërës të veçantë: ndikim pozitiv (p.sh. lumturia dhe kënaqësia në jetë) dhe e dyta, mungesa relative e stresit psikologjik negativ- distresi), si tensioni apo depresioni. Variablet e studimit përfshijnë edhe depresionin, edhe kënaqësinë nga jeta. Deperesioni matet e anë të një varianti prej 11 përbërësish, që përdoret nga Qendra e Shkallës së Depresionit për Studime Epidemiologjike. Përgjigje-dhënësit raportuan se, sa shpesh kishin përjetuar gjatë javës së kaluar;
1 ndjenjën e depresionit
2. se çdo gjë që bënin ishte një barrë më tepër
3. gjumë të çrregullt
4. ndjenjë lumturie
5. ndjenjë vetmie
6. se njerëzit ishin armiqësorë
7. se po shijoni jetën
8. oreks të varfër
9. ndjenjë trishtimi
10. ndjenjën se njerëzit nuk i pëlqejnë
11. ndjenjën se nuk mund të vazhdojë më tutje
Tranzicioni martesor
Përfitimet nga rimartesa, më të mëdha për meshkujt
Vazhdimisht, burrat marrin më shumë përfitime nga martesa, sesa gratë. Atëherë, ata të cilët janë vazhdimisht të martuar, duhet të kenë një mirëqenie psikologjike më të mirë, sesa çdo kategori e atyre, të cilët janë vazhdimisht të pamartuar dhe, ky dallim do të jetë më i madh për burrat. Por, sipas autorit, me përjashtim të rimartesës, e cila duket se sjell më shumë përparësi për burrat se për gratë, burrat dhe gratë marrin përfitime të ngjashme psikologjike si nga martesa, ashtu edhe nga qëndrimi të martuar. Rimartesa mund të sjellë shqetësime që lidhen me shkrirjen e dy familjeve, sidomos kur një ose të dy partnerët hyjnë në rimartesë me fëmijë. Dallimet gjinore në përfitimet e marra nga rimartesa mund të reflektojnë në vazhdimësi të roleve gjinore, të cilat vazhdojnë t u japin grave shumicën e përgjegjësive për përkujdesje dhe për ndërtimin e marrëdhënieve ndërpersonale, në këtë rast, midis anëtarëve të familjes së re të përzier. Ende sot, shumë pak dihet për procesin e rimartesës dhe ndikimeve që ka ajo në shëndetin mendor të burrave dhe grave. Më shumë kërkime duhet t i përkushtohen të kuptuarit të këtij procesi dhe identifikimit të faktorëve strukturorë, personalë dhe të nivelit familjar, të cilët ndikojnë lehtësinë me të cilën burrat dhe gratë kalojnë tranzicionin drejt një martese të dytë, të mëvonshme. Një mangësi e mundshme e këtij kërkimi është pamundësia për të vlerësuar dallimet gjinore në stilet e të shprehurit të distresit emocional. Proceset e socializimit nxisin gratë të brendësojnë distresin duke rezultuar kështu në depresion. Në dallim me këtë, burrat ka më shumë të ngjarë ta nxjerrin jashtë distresin, nëpërmjet sjelljeve të tilla, si përdorimi i alkoolit apo substancave të tjera.
Përgatiti D. Kona
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008