E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet varri antik duke hapur themelet e shtëpisë

Autori i Lajmit: red.
Një varr monumental që mendohet se i përket antikitetit, është zbuluar mbrëmjen e djeshme në qytezën e turistike të Ksamilit, rreth 13 kilometra larg qytetit jugor të Sarandës. Nje banor i Ksamilit po hapte themelet e shtëpisë së re, por kazma e tij ka renë mbi një varr të lashtë. Këtë bën të ditur Dhimitër Çondi, drejtor i Muzeumit të Butrintit, njëherazi arkeologu i njohur në jug të vendit. “Varri monumental është zbuluar rastësisht nga një banor i qytezës së Ksamilit, në momentin që ai po hapte themelet e një ndërtese të re", tha Çondi. Varri monumental që mendohet se i përket antikitetit, është zbuluar mbrëmjen e së hënës në qytezën e turistike të Ksamilit, rreth 13 kilometra larg qytetit jugor të Sarandës. Specialistët e monumenteve të kulturës, të informuar për këtë rast, kanë izoluar vendin dhe nuk kanë lejuar asnjë makineri të punonte në objektin e lashtë.
Arkeologu Çondi nënvizoi se varri antik mendohet se i përket fundit të periudhës helenistike dhe fillimit të periudhës romake. Gjithsesi shtoi ai "është ende herët të jap një version zyrtar përsa i përket objektit të sapozbuluar. Dje kanë mbërritur disa specialistë të mirëfilltë për të përcaktuar saktë objektin monumental".
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›