E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusin e veteranit të UÇK-së e duan 12. 885 veta

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së mbajti të mërkurën një takim, në të cilin janë shpalosur shifra për aplikimet që kanë ardhur deri më tani.

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, i cili e drejton Komisionin, e vlerësoi shumë të suksesshëm punën dhe aktivitetet e deritashme të këtij komisioni. Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të kryeministrit Hashim Thaçi që ky obligim të përmbyllet në dobi të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit, thuhet në një njoftim shtypi të lëshuar pas takimit, raporton gazeta Jeta në Kosovë.

Në takim, Komisioni ka diskutuar dhe më pas e ka miratuar Raportin e Punës për periudhën 21 nëntor 2012 deri më 16 janar 2013, si dhe ka diskutuar për evidencën e aplikimeve brenda këtij afati.

Deri tash 12 mijë e 885 kanë aplikuar për statusin e veteranit, 1 mijë e 489 aplikacione për invalid dhe 851 aplikacione për dëshmor. Mbeten edhe një muaj e gjysmë deri në përmbylljen e afatit për aplikim.

Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së të aplikojnë për njohjen e statusit.

Procesi për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, nisi në mes të nëntorit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›