E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sektori minerar, tërheqës për investitorët

01-04-2012 / Gazeta 55

Kërkesa në rritje për shfrytëzim të burimeve minerare


Burimet minerare në Shqipëri tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e investitorëve të huaj në këtë fushë. Një nga kompanitë kanadeze në këtë sektor, “Tirex”, së fundmi ka kërkuar të sponsorizojë në burimet natyrore të vendit. Drejtues të kompanisë kanadeze, bëjnë me dije se kanë gati planin për sponsorizimin dhe prezantimin e burimeve natyrore, me rastin e konferencës që do të organizohet në Tiranë më 19 prill nga ana e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri. Kompania ka afirmuar se me rastin e kësaj konference do të ilustrojë eksperiencën e vet në Shqipëri e cila tashmë ka kaluar nga një shoqëri eksploruese në shoqëri prodhuese. Muajin e kaluar kompania minerare ka emëruar Jeffrey Griffin në këshillin e saj drejtues. Griffin, ish-president i Dhomës Amerikane të tregtisë në Shqipëri, por edhe ish-president i Fondit të bizneseve shqiptaro-amerikane është vlerësuar nga shteti shqiptar për shërbimet e kryera në vend për zhvillimin e sektorit privat. Emërimi i Griffin në këshillin drejtues të Tirex vjen në momentin që kjo kompani kaloi nga aktiviteti i kërkimit të bakrit dhe arit në prodhim në gjashtë zona të rrethit të Mirditës, pasi ka investuar rreth 25 milionë dollarë në pesë vitet e fundit. Tashmë kompania minerare po kërkon të marrë lejen edhe për eksplorimin në zonat e Gurthit, në Fushë-Arrës dhe Palucaj. “Tirex” ka paraqitur dokumentet për lejen në Ministrinë e Mjedisit dhe Pyjeve si dhe planet e minierave në ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Kompania është përqendruar në rrethin e Mirditës duke qenë një nga zonat më të pasura me burime minerare. Distrikti minerar i këtij rajoni është nga më të rëndësishmit për masa vullkanike sulfide dhe me depozita të mëdha mineralesh si bakër, zink, ar dhe argjend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›