E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ka mbështetjen e Greqisë në rrugën e integrimit

01-04-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon eurodeputeten greke, Marjeta Janaki


Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Marjeta Janaki, Kryetare e Grupit Parlamentar të eurodeputetëve të NEA – Demokracisë, në Parlamentin Evropian. Në takim u diskutua  për marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, zhvillimet respektive në të dy vendet dhe bashkëpunimin e ngushtë e miqësor mes Partisë Demokratike dhe NEA – Demokracisë. Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e tij dhe të qeverisë shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me interes reciprok. Ai vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria greke dhe shprehu besimin se ato do kenë efekte pozitive për Greqinë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha e njohu znj. Janaki me reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për përballimin e pasojave të krizës ekonomike globale. Një temë tjetër e diskutimeve mes Kryeministrit Berisha dhe Janaki ishte edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë. Janaki vlerësoi ndryshimet e thella dhe pozitive që kanë ndodhur këto vitet e fundit në Shqipëri, si dhe garantoi mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendit tonë, si dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›