E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Me rëndësi reforma zgjedhore, nuk ka kohë për të humbur”

01-04-2012 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fule


Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fule deklaroi dy ditë më parë gjatë takimi me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu se përmbyllja e reformave i shërben vendit për marrjen e statusit kandidat në BE. Për Fylen, ky është objektivi kryesor i Komisionit dhe autoriteteve shqiptare. Fule mirëpriti miratimin nga qeveria të Planit të Veprimit të rishikuar për plotësimin e rekomandimeve të shprehura nga Komisioni në opinionin për Shqipërinë. “Ministrja Bregu më siguroi që Shqipëria nuk do të humbë më kohë dhe do të çojë përpara masat e nevojshme për të shënuar progres të konsiderueshëm në të gjitha fushat. Këto arritje duhet të përfshijnë përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore dhe të rishikimit të Rregullores së Kuvendit duke i hapur rrugë progresit edhe në fusha të tjera”, tha ai pas takimit me ministren Bregu, e cila i dorëzoi Komisionit Evropian Planin e Veprimit të rishikuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›