E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacionali fiton 4-2 me Seongnamin

Vendi i tretë

Internacionali i Porto Alegres ngushëllohet me vendin e tretë në Botërorin për Klube. Në “finalen e vogël” në Abu Dhabi, atë për vendin e tretë, skuadra braziliane mposhti 4-2 Seongnamin. Ndeshja ka qenë pa shumë histori, pasi Internacionali e hipotekoi fitoren në pjesën e parë, me golat e Tingas në të 15-ën dhe Aleksandros në të 27-ën. Në fraksionin e dytë të lojës, për brazilianët realizuan edhe D’Alesandro (52’) e sërish Aleksandro (71’), përpara se koreanët të shënonin dy herë me Molinën (39’ e 48’). Prej minutës së 34-t, Seongnami luajti me një lojtar më pak, pasi Jang u ndëshkua dy herë me karton të verdhë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›