E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi: Bien dukshëm besimi ndaj Kishës, Vuçiqi më popullori

Për herë të parë pas vitit 2000 është në rënie numri i njerëzve të cilët kanë mendim pozitiv për Kishën Serbe. Kësisoj KOS nuk është më institucioni i rëndësisë më të madhe, por këtë vend të saj e ka zënë Ushtria serbe, për të cilën mendim pozitiva kanë 42 për qind e të anketuarve, derisa për Kishën pozitivisht mendojnë 41 për qind, njofton agjencia për sondazhe “Strategjik Marketing”, transmeton Koha.net raporton e gazetës Blic. Pas tyre vijnë presidenti i Serbisë, përkatësisht Policia. Pas shumë kohe po rritet besimi edhe në Qeveri, e cila tash ka besueshmëri më të madhe sesa parlamenti.

Sipas hulumtimit, 23 për qind e qytetarëve janë shprehur se politikani më i mirë [shtë nënkryetari i parë i Qeverisë, Aleksandar Vuçiq, derisa kryeministrin Daçiq të tillë e konsiderojnë vetëm 6 për qind e qytetarëve, kurse presidentin Nikoliq vetëm 5 për qind. Megjithëkëtë, madje 41 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se “asnjëri nuk është më i miri”.

Vuçiqin e kanë vlerësuar pozitivisht 52 për qind e të anketuarve, kurse 22 për qind i kanë dhënë notë negative. Nikoliq dhe Daçqi kanë nga 37 % vlerësime pozitive dhe nga 29 % negative.

Ish-presidenti Boris Tadiq ka vetëm 20 për qind vlerësime pozitive dhe madje 49% negative.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë opsion i dëshirueshëm për qytetarët, por votuesit e tri partive më të fuqishme janë të gatshëm të dalin në to, por është evidente rritja e të papërcaktuarve dhe rënia e vogël e të gjitha partive.

Partia Progresiste Serbe e Vuçiqit, po të mbaheshin sot zgjedhjet, do të fitonte 42.8 % të votave, Partia Demokratike 17. 1 %, SPS 11.6, kurse DSS e Koshtunicës 5.7 %. Partitë e tjera të gjitha janë nën censusin e nevojshëm për të fituar ulëse në parlament./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›