E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet dhe rrihet barbarisht 29-vjeçari, pranga 3 të dyshuarve

Një grabitje e dhunshme ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 29-vjeçar u rrah duke u goditur me mjete të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit tek kryqëzimi i Ersekës.

Sipas policisë, ngjarja mbetet ende e paqartë, pasi thuhet se 29-vjeçari po tentonte të hynte me dhunë brenda një mjeti, kur tre persona e kanë ndalur duke e rrahur dhe grabitur paratë, portofolin dhe sendet e tjera personale.

Pas denoncimit të kësaj ngjarjeje, forcat blu bënë të mundur ndalimin e tre personave. Të ndaluar janë, Jani Koçini, 32 vjeç, Fredi Dragolli, 37 vjeç, si edhe një 14-vjeçar me inicialet D.T./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›