E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefani :Serbia duhet ta njohë Kosovën

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Italisë, Stefano Stefani, ka deklaruar të hënën se Serbia nuk ka rrugë tjetër përveç të njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij paqja në Ballkan mund të jetë e plot dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet Serbisë.
Këto komente Stefani i ka bërë pas takimit që ka pas me kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi. Ndërkohë ka thënë se edhe shtetet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta njohin atë. Ai është shprehur i kënaqur me të arriturat në Kosovë dhe me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e fundit. Ndërsa kryeparlamentari Krasniqi ka ritheksuar se Kosova me Serbinë mund të diskutojë vetëm për çështje teknike dhe për asgjë tjetër.
Duke folur për punën brenda Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se Kosova po tenton të krijojë traditë parlamentare, dhe në këtë kuadër ajo është duke vendosur marrëdhënie të mira me të gjitha parlamentet e vendeve të BE-së, përfshirë këtu edhe Parlamentin e Italisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›