Vrasja e Mirit të Xhikes, dënohet me 20 vjet burg Lavdërim Tufa
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor duke dënuar me 20 vjet burg Lavdërim Tufën, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama, i njohur ndryshe me nofkën, Miri i Xhikes.
Përballë kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjetë për Tufën, trupi gjykues e cilësoi Tufën si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës para disa vitesh duke e dënuar me 20 vjet.
Ndaj Tufës ra akuza e armëmbajtjes pa leje me argumetnin që në armën e gjetur pranë vendit të ngjarjes nuk u gjetën gjurmë të Lavdërim Tufës.
Ngjarja për të cilën akuzohet Tufa ka ndodhur më 29 mars të vitit 2003, te kompleksi Kartodrom, në zonën e Lundrës. Mbrëmjen e kësaj dite, Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes, ishte nën shoqërinë e katër personave të tjerë në një nga tavolinat e kompleksit. Në këtë kohë, një breshëri arme zjarri është derdhur mbi këtë tavolinë. Për pasojë, u vranë tre persona, Kristaq Cami, Julian Durishti si edhe Fatmir Rama, ndryshe Miri i Xhikes.
(d.b/BalkanWeb)