E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, përplasen 20 makina

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Kukës-Morinë.
 

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të Kalimashit ku në aksident janë përfshirë mbi 20 makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur lehtë disa persona të cilët janë dërguar në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
 

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë mjegulla dhe ngrica në rrugë ndërkohë që nga aksidenti është bllokuar edhe trafiku në autostradë.
 

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›