E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me bombe ne Afganistan

Një sulm me bombë në një aeroport në lindje të Afganistanit ka marrë jetën e të paktën nëntë personave dhe ka  plagosur dhjetë të tjerë. Autoritetet kanë bërë me dije se sulmi vinte në shenjë hakmarrje pas incidentit të ndodhur në një bazë amerikane ku trupat dogjën kopje të kuranit. Talebanët kanë marrë përsipër sulmin. Ngjarja të cilën autoritetet amerikane e cilësuan si të paqëllimtë ka ndezur protesta të dhunshme në mbarë vendin. Presidenti, Hamid Karzai ka bërë thirrje për qetësi në mes zemërimit në incidentin në bazën ajrore Bagram afër Kabulit. 
Në fjalimin e tij televiziv të dielën Karzai, tha se tani që ne kemi treguar ndjenjat tona është koha te jemi të qetë dhe paqësorë. Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën  prej fillimit të protestave. Rreth 4 mijë persona dolën në rrugët e Afganistanit duke sulmuar stacione policie dhe baza amerikane.
Si pasojë Franca dhe Gjermania ndjekur SHBA dhe Britania e Madhe tërhoqën personelit civil nga institucionet qeveritare afgane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›