Ina Rama: Heqje imuniteti ndaj 3 deputetëve të PS
Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar masën” arrest me burg” për dy gardistët dhe përgjegjësin e IT në kryeministri , të pandehur për ngjarjet e 21 janarit. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij dhe përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj. Sipas prokurores së përgjithshme Ina Rama masa ndaj Prendit është marrë pasi nga ekspertiza rezulton se plumbi që ka marrë Faik Myrtaj ka dalë pikërisht nga arma e tij, ndërsa mësohet të ketë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës gjatë protestave të 21 janarit. Ndërsa shton se ai ka realizuar fshehje të provave dhe është përpjekur të fshihet pas shoferit të tij, duke ndërruar tytën e armës dhe gjilpërën me personin në fjalë. Si rrjedhojë shoferi i Ndreut merr të njëjtën masë si rezultat i pengimeve të hetimeve dhe pengimit për zbardhjen e të vërtetës. “Arrest me burg” është konfirmuar ndaj përgjegjësit të IT në kryeministri Armando Kasaj, për fshirje të serverit të Kryeministrisë , duke eleminuar regjistrimet e plot 11 kamerave që kanë qenë në punë përgjatë 21 janarit të 2011.