Ashpërsohen trazirat në Spanjë kundër kursimit
Spanjë- Policia spanjolle ka qëlluar me plumba gome për të larguar demostruesit në Madrid, në një protestë në mbarë vendin kundër shkurtimeve që përfundoi në trazira.
Protesuesit u vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave pranë ndërtesës së parlamentit. Shtatë persona u arrestuan dhe së paku gjashtë të tjerë janë plagosur, thanë zyrtarët.
Më herët, dhjetra e mijëra njerëz mbajten protesta paqësore kryesisht nëpër Spanjë kundër masave shtrënguese të fundit të qeverisë.
Punonjësit e sektorit publik mbushën rrugët e Madridit, Barcelonës dhe qyteteve të tjera duke brohoritur me parulla kundër grabitjes së qeverisë. Midis atyre që protestonin ishin zjarrëfikës dhe oficerë policie si dhe punonjësit e Shëndetësisë dhe Arsimit. ‘Ne kemi jetuar nëpër kohë të keqija por kjo është e tmerrshme’- tha një zjarrëfikës 58-vjeçar, Vaquero Francisco për Reuters.
Paketa e re e shkurtimeve 65 miliardë euroshe u shpall javen e kaluar nga kryeministri, Mariano Rajoy dhe parasheh shkurtime të pagave të sektorit publik dhe rritje të taksave. Ai tha se kjo ishte një pjesë e një marrëveshjeje me udhëheqësit e Eurozonës për të ndihmuar bankat e trazuara të Spanjës të shpëtonin. Teksa Parlamenti e ratifikoi ditën e enjte.
Më parë gjatë ditës parlamenti gjerman votoi në favor të planit 100 miliardë eurosh për të lehtësuar sektorin bankave të Spanjës. Në një ankand të borxhit të enjtën Spanja arriti të ngrejë 2.98 miliarde euro nga tregjet financiare por me kosto të huamarrjes më interesa ndjeshëm më të larta se muajin e kaluar.
Dorina Bilbili/IDEA/