Stefanovic Presion per njohjen e pavaresise se Kosoves
Serbia është duke marrë mesazhe dhe presione nga qarqe të caktuara, të
cilat kërkojnë njohjen e domosdoshme të Kosovës, si kusht për anëtarësim
në Bashkimin Evropian.
Kështu ka deklaruar shefi i ekipit shtetëror serb për dialog me Prishtinën, Borislav Stefanovic, bën të ditur RTK.
Sipas Stefanovic, njohja e pavarësisë së Kosovës dhe kandidatura e Serbisë janë dy procese të ndara.