E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri Marreveshje me Beogradin

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se në fillim të korrikut do të arrihen gjashtë marrëveshje me Beogradin. Ajo ka thënë se gjithçka mund të finalizohet më 2 korrik, në raundin e radhës të dialogut.

Sipas Telegraf, Tahiri thotë se marrëveshjet janë propozuar nga ndërmjetësi Robert Cooper.

“Mendimi im është se janë afruar shumë pikëpamjet. Po ashtu, që pala jonë tashmë ka dhënë pëlqimin në parim për propozimet që i ka paraqitur më 6 qershor ndërmjetësi Robert Cooper. Ne mendojmë se ato propozime janë mjaft të mira dhe japin zgjidhje të mirë për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve, pra vendosjen e një reciprociteti në fushën e lëvizjes së lirë”, ka thënë Tahiri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›