Thaçi-VV: Nuk pritet asgjë e mirë nga ata që përdorin dhunë
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si kundërshtar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Sipas kreut të ekzekutivit kosovar nga ata që gjuhën e ulët të dhunës dhe të rrugës e përcollën edhe në Kuvend, ndërkohë që ushtrojnë dhunë në institucione, nuk mund të pritet diçka e mirë.
“Nga ata që refuzonin dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës që thoshin se nuk do të vjen pavarësia por që erdhi dhe u shpall nga ky Kuvend. Nga ata që e sollën gjuhën e ulët, të kërcënimit dhe dhunën në Parlament, nga ata që ushtrojnë dhunë çdo ditë ndaj institucioneve legjitime të vendit nuk duhet të pritur diçka tjetër",- theksoi Thaçi.
Autostrada do të vazhdojë, kundërshtarët e rrugës së kombit, do të dështojnë, theksoi Thaçi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se derisa Qeveria mos ta publikojë kontratën me kompaninë “Bechtel&Enka”, Lëvizja Vetëvendosje e konsideron kontratën e zbuluar ditë më parë si origjinale.
Ymeri tha se kjo kontratë është tepër e pafavorshme, për faktin se është e bërë mbi dëshirat dhe interesat e kompanisë “Bechtel&Enka”, e jo mbi interesat e Kosovës.
(e.m/tg/BalkanWeb)