Stefanoviç fton Tahirin për të vizituar Beogradin

Në datat 20 dhe 21 korrik, në Bruksel do të zhvillohen bisedimet e radhës të dialogut Kosovës-Serbisë, ndërsa njëra ndër temat që do të diskutohet do të jetë edhe çështja energjetike.
Edhe pse Stefanoviç thotë se kjo çështje nuk do të diskutohet, sipas Tahirit kjo temë është e pashmangshme. Borko Stefanoviç gjatë një interviste për mediat serbe ka thënë se në kuadër të procesit të dialogut ka ftuar Edita Tahirin që të vizitoj Beogradin, por sipas tij ajo e ka kundërshtuar këtë ftesë.
Ai ka thënë se nëse vazhdon një refuzim i tillë atëherë do të kërkoi që një përfaqësues i Prishtinës të shkoj në Beograd.
Mirëpo kryesuesja e delegacioni të Prishtinës, Edita Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e saj që të mos udhëtojë në Beograd.