E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet portreti zyrtar i kongresmenit Tom Lantosh

Ne Uashington u be perurimi i portretit zyrtar te njerit prej mbrojtesve te shquar te te drejtave te njeriut ne Kongresin amerikan ligjvenesit Tom Lantosh. Kongresmeni demokrat me origjine hungareze i cili vdiq ne vitin 2008 ka qene kryetar i Komisionit te Marredhenieve Nderkombetare ne Dhomen e Perfaqesuesve. Per shqiptaret ai u be i njohur sidomos me interesimin qe tregoi nder vite rreth gjendjes ne Kosove dhe me pas me kerkesen kembengulese qe Kosoves ti jepej pavaresia.

Portreti zyrtar i ligjvenesit te njohur Tom Lantosh u be ne sallen e Kongresit ku zakonisht zhvillohen seancat degjimore te Komisionit per Marredheniet Nderkombetare. Portreti u perurua nga e veja e zotit Lantosh Annette.

Tom Lantosh ka qene kryetar i Komisionit por ai do te mbahet mend vecanerisht si nje mbrojtes i palodhur i te drejtave te njeriut ne bote. Ne ceremoni folen shume kolege te zotit Lantosh si demokrate ashtu edhe republikane.

Tom Lantosh ishte bir i nje familjeje hebrejsh hungareze i cili i kaloi ne Budapest vitet e pushtimit nazist te Hungarise dhe pastaj erdhi me nje burse studimi ne Shtetet e Bashkuara. Ne vitin 1981 ai u be i vetmi i mbijetuar i Holokaustit qe zgjidhej ne Kongresin amerikan.

Ne ceremoni ishte edhe ish Kongresmeni Xho DioGuardi i cili drejton organizaten lobiste Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ai kishte ardhur bashke me nje grup perkrahesish. E bija e zotit Lantosh Katrina Swett thote se i ati i saj tregonte interesim te vecante per shqiptaret.

Babai im fliste me pasion per shqiptaret dhe mes nesh ky ishte nje objekt i zakonshem dhe i shpeshte bisedash

Bashkeshorti i saj Richard Swett ka qene kongresmen dhe ambasador.

Lantosh ishte i pari qe shkoi ne Shqiperi dhe ne Kosove. Pra marredheniet e tij me shqiptaret ishin te hershme dhe te thella.

Ish kongresmeni Xho DioGuardi ruan shume kujtime nga kolegu i tij Tom Lantosh. Ai tregon se si ne maj te vitit 1990 ne nje kohe mjaft te veshtire per Kosoven shkoi me zotin Lantosh ne Kosove ku vizituan Gjakoven dhe Prishtinen.

Perballe Hotelit Grand ne Prishtine ishin mbledhur dhjetra mijra njerez. Dhe Lantosh ishte atje. Ishte njelloj sikur te perballeshe me Milloshevicin sepse trupat dhe tanket e tij ishin kudo. Kurre nuk do te harroj se si kongresmeni Lantosh hapi dritaren e dhomes u hodhi nje veshtrim njerezve dhe ata u pergjigjen duke thirrur USA USA. Ne ate cast mu kujtuan fjalet e Fan Nolit Mbahu nene mos ki frike se ke djemte ne Amerike.

Zoti DioGuardi tregon se ata e vazhduan udhetimin e tyre nga Kosova per ne Shqiperi dhe ne Tirane takuan presidentin e atehershem Ramiz Alia

Mesazhi i Tom Lantoshit per Ramiz Aline ishte i thjeshte Ju e pate renien e Murit te Berlinit. Kur do ta shembni murin e komunizmit ne Shqiperi Ketu duhet te vendoset demokracia. Dhe e dini cndodhi Nje muaj me vone njerezit filluan te hyjne neper ambasadat e huaja. Pra Tom Lantosh pati te bente shume me vendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe pa ate nuk mendoj se Kosova do te ishte sot e pavarur.

Shirley Cloyes DioGuardi e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane thote se Lantosh ishte anetari i pare i Kongresit amerikan qe vizitoi komunitetet shqiptare ne Mal te Zi ne vitin 2003 per te degjuar zerin e tyre.

Ai punoi me mua nje vit per te pergatitur delegacionin qe me pas shkoi ne Mal te Zi e qe arriti mjaft rezultat dhe beri histori. Ai e vazhdoi kete pune deri ne diten qe vdiq.

Portreti i kongresmenit Tom Lantosh do te vendoset ne muret e kesaj salle krahas portreteve te ligjvenesve te tjere qe kane kryesuar ne vite Komisionin e Dhomes se Perfaqesuesve per Marredheniet Nderkombetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›