Irritohet Pekini U cenuan raportet SHBA-Kine

Kina ka shprehur indinjatë të thellë dhe kundërshtim të panegociueshëm ndaj takimit të presidentit amerikan Barack Obama me ish-liderin e Tibetit, Dalai Lama. Takimi i cili u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë, ka ndezur debate të ashpra mes Uashingtonit dhe Pekinit. Ky i fundit ka kërkuar ndërmarrjen e hapave të shpejtë në mënyrë që të shmanget impakti që mund të sjellë ky takim në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Ma Zhaoxu nuk ka pritur gjatë për të reaguar përmes një deklarate ku thuhet se takimi, ose një akt i tillë, siç e përkufizon deklarata, ka ndërhyrë thellë në punët e brendshme të Kinës. Pavarësisht kërkesave të Pekinit për të gjithë liderët e botës, e sidomos ato të shteteve të fuqishme, për të mos takuar Dalai Lamën, aktivisti i pavarësisë së Tibetit në mëgim, takimi ka ndodhur dhe kjo, sipas Kinës, bie ndesh me angazhimet e mëparshme të qeverisë amerikane për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.
Pekini kishte nsiur edhe nota solemne në drejtim të Uashingtonit, që Obama të mos e priste Dalai Lamës dhe duket se kjo mospërfillje ka acaruar kinezët. Vetë Obama nënvizoi gjatë takimit rëndësnë e mbrojtjes së të drejtave njerëzore të tibetianëve dhe përsëriti politikën e SHteteve të BAshkuara që e njeh Tibetin si pjesë të Kinës, por, duke nënvizuar se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut.
Juli Prifti