Kapet në Durrës breshka me peshë 45 kg
Në bregdetin e sektorit “Rinia” ështe kapur një breshkë me peshë rreth 45 kg nga peshkatarët e zonës. Rrallë herë ka qëlluar, që në këtë bregdet të gjenden breshka të kësaj natyre, dhe me këto permasa.
Sipas specialistëve, gjithçka shpjegohet me rritjen e temperaturave dhe tendencën e disa kafshëve detare për t`iu afruar bregdetit shqiptar. Ky fenomen ka qenë më i theksuar në zonën e plazhit të Patokut në qytetin e Lezhës, ku gjithashtu vihet re tendnca e breshkave të ujit në bregdet.
Breshka e kapur ka zgjuar interesin dhe kuriozitetin e pushuesve, sidomos të fëmijëve të cilët janë mrekulluar nga kjo kafshë e rrallë në bregetin tonë.
Pas ekzaminimit të specialistëve dhe shenjimit, breshka do të lihet e lirë në ujrat e Adriatikut për të shkuar në destinacionin natyral të këtyre specieve detare.