E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen në drejtim të Stoke

Michael Owen është në kërkim të ekipit të ri. Sipas tabloidit britanik Daily Mail, sulmuesi anglez është afër nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me Stoke Cityn.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ekipi nga Premierliga pritet ta paguajë ish përfaqësuesin anglez një milion e gjysmë funte në sezon.

Owen u largua nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, pasi kaloi tri sezone në Old Trafford, kryesisht në bankën rezervë. Ish futbollisti i Liverpoolit, Real Madridit dhe Newcastles ndien se mund të luajë ende në nivele të larta. Për 32 vjeçarin spekulohej se mund të rikthehet në Liverpool, por duket se kjo nuk do të ndodh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›