E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviq: Tash presionet ndaj Kosovës

Borislav Stefanovic, shefi i ekipit negociues të Beogradit në dialog me Kosovën ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve serbe se kohëve të fundit janë shtuar presionet kundër Beogradit që rezultate për përfaqësimin rajonal të Kosovës të ketë deri në gjysmën e qershorit.

"Presionet janë ndaj palës tjetër, të paktën në këtë fazë”, ka thënë Stefanovic për gazetën beogradase “Politika”.

Stefanoviq ka thënë se pala serbe ka hyrë me mençuri dhe esëll në këtë proces duke e ruajtur interesin kombëtar dhe Rezolutën 1244 dhe se aktivitetet e tashme ndërkombëtare janë përqendruar në Prishtinë.

"Ne do të bëjmë çdo zgjidhej nëse ato nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, me ligjet dhe me interesin kombëtar në Kosovë", ka thënë Stefanovic.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›