E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefen, notarja më e shpejtë në botë

Notarja gjermane Brita Stefen u shpall dje notarja më e shpejtë në botë, duke fituar medaljen e artë në finalen e 50 metrave stil i lirë, me kohën 24"06, një rekord i ri olimpik. Medalja e argjendit u fitua nga 41-vjeçarja amerikane Dara Torres dhe ajo e bronzit nga australiania Kejt Kampbëll. Po dje u zhvillua edhe finalja e 4x100 metrave miks për femra, ku Australia fitoi medaljen e artë, me kohën 3'52"69 (Amerika vendi i dytë dhe Kina e treta). Në finalen e 1500 metrave stil i lirë për meshkuj, medaljen e artë e mori notari nga Tunizia, Ousama Melouli, që dha kohën 14'40"84.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›