Kriza, bankat greke drejt falimentimit
ATHINE -Katër bankat më të mëdha të Greqisë kërkuan dje ndihmën e qeverisë, duke shkaktuar frikë mes investitorëve dhe duke e zhytur vendin më thellë në krizë. Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu konfirmoi dje se, bankat kishin kërkuar fonde emergjence prej miliarda dollarësh thjesht si një masë parandaluese. Bankat njoftuan se kishin humbur një numër të madh klientësh në dy muajt e fundit. Megjithatë, kërkesa e tyre për ndihmë i shqetësoi investitorët, të cilët shitën aksione të këtyre bankave dhe kjo shkaktoi rritjen e kostos së huasë për këtë vend të përfshirë nga problemet financiare.
Greqia po zbaton një plan shkurtimesh për të ulur deficitin buxhetor dhe po përpiqet të gjejë fonde për të paguar këstet e kredive që kapin 70 miliardë dollarë. Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhen në Greqi, ku po këshillojnë zyrtarët e financave se si të vënë në zbatim disa nga reformat e vështira.
Ndërsa vendi po kalon një moment tepër të vështirë, kriza ka ndikuar edhe në renditjen e bankave greke në tregjet financiare. Sipas Agjencisë Financiare "Moody's", motivimi i uljes në klasifikim ka të bëjë me dobësimin e perspektivës makroekonomike të Greqisë dhe me pasojat që do të ketë ky zhvillim në sistemin bankar grek.
Agjencia vlerëson gjithashtu se performanca e ulët e kredive, që filloi në vitin 2008, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti, e ndoshta edhe për 2011-ën. Ndërkaq, presidenti i bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe, tha dje se ai pret që besimi i tregjeve ndaj Greqisë do të rritet. "Kredibiliteti i masave të qeverisë greke do të njihet progresivisht dhe në mënyrë graduale nga të gjitha tregjet", - tha Trishe.
Qeveria greke shpreson në një performancë më të shpejtë të masave shtesë që miratoi muajin e kaluar dhe uljen e interesave për huamarrjet e veta. Ministri i Financave ka pranuar se Greqia ende po merr kredi me interesa më të larta nga ato që dëshironte, por shprehu besimin se interesat do të ulen javë pas jave, si rezultat i masave dhe i zbatimit të planit të stabilitetit ekonomik.
(d.b/GSH/BalkanWeb)