Steinberg jep dorëheqje

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 16:00
Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, ka ofruar dorëheqje, për të pranuar një pozitë akademike në Universitetin e Sirakuzës, në shtetin e New Yorkut.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha me anë të një deklarate se Williams Burns do të emërohet në vend të Steinbergut.
James Steinmberg ka shërbyer në cilësinë e Nënsekretarit të Shtetit për dy vite.
Gjatë shërbimit të tij, ai ka qenë përgjegjës për zgjerimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe trajtimin e sfidave në Gadishullin e Koresë.
Steinberg do të shërbejë si dekan i Fakultetit të Administratës Publike "Maxwell", në Universitetin e Sirakuzës.