E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Rexhepi nesër vizitë në Shkup

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 17:33

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi nesër do të qëndrojë për vizitë njëditore zyrtare në Maqedoni.

Ministri Rexhepi është i ftuar nga kolegia e tij maqedonase, Gordana Jankullovska, ndërsa në kuadër të vizitës janë paraparë edhe takime midis zyrtarëve të lartë të drejtorive të larta të ministrive të të dyja vendeve.

Në kuadër të kësaj vizite, Jankullovska dhe Rexhepi do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe që ka të bëjë me patrullat e përziera policore për sigurimin kufitar midis dy vendeve.

Pas kësaj agjende, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët me mediat. Kjo është vizita e dytë e ministrit Rexhepi në Maqedoni, pas asaj të vitit të kaluar, kur ai qëndroi në Shkup një ditë pas vrasjes së ish-komandantit të UÇK-së, Harun Aliu-Kushtrimi dhe vrasjes së tre ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së në afërsi të Radushës së Shkupit. (INA)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›