E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puzzle paraqet pikturen e Albrecht Durer ne vitin 1500

Nje pazell gjigant, me i madhi ne bote, eshte kompletuar para Teatrit te Operas dhe baletit ne Novosibirsk. Me rastin e evenimenteve lidhur me Vitin e Gjermanise ne Rusi dhe qe ka nisur qe ne muajin qershor, jane bashkuar plot 1023 copeza ne nje siperfaqe prej 300 metra katrore. Pas kater ore pune eshte shfaqur "Autoportreti me pelice" pikture e Albreht Durer ne vitin 1500. Julia Hanske, drejtoreshe e Institutit Gete, ka shpjeguar: "Idea na erdhi shume kohe me pare se bashku me koleget tane ne Moske. Iniciativa kishte nisur qe ne Norimberga, ku dhe ka lindur Albreht Dürer. Ata erdhen me kete ide dhe na e propozuan si pjese e evenimenteve per vitin gjerman ne Rusi. Kane qene te shumte ata qe kane ndihmuar ne formimin e ketij pazelli me copeza te permasave 70 me 70 centimetra dhe me nje peshe 800 grame secila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›