E Diel, 1 Nëntor 2026

Stërvitja e parë, minindeshja përfundon 2-1Seanca stervitore zjati rreth 1 orë e gjysmë, duke filluar nga ora 18:00. Skuadra e veshur me jeleke të kuq fitoi 2-1 me ato blu. Golat u shënuan nga Klodian Duro, Besart Berisha e Hamdi Salihi.

Kombëtarja pas udhëtimit të lodhshëm të së dielës nga Tirana drejt Kopenhagenit, kreu të hënën mbasdite edhe seancën e parë stërvitore në tokën daneze, që sipas burimeve pranë stafit kuqezi zjati rreth 1 orë e gjysmë, duke filluar nga ora 18:00. Trajneri Han i urdhëroi lojtarët të kryenin fillimisht vrapime të lehta rresh fushës, më pas të ndarë në grupe të vogla lojtarët patën kontakte me topin. Së fundi, të ndarë në dy ekipe me nga dhjetë lojtarë, u zhvillua edhe një minindeshje. Skuadra e veshur me jeleke të kuq fitoi 2-1 me ato blu. Golat u shënuan nga Klodian Duro, Besart Berisha e Hamdi Salihi.

E Hene, 30 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›