Punimet në superstradën e Korçës bllokojnë qarkullimin
KORÇE – Mungesa e rrugëve provizore gjatë superstradës në ndërtim Korçë-Qafa e Plloçës paralizon herë pas here qarkullimin e automjeteve në këtë aks.
Mësohet se vetëm gjatë kësaj jave segmenti është bllokuar dy herë plotësisht në afërsi të fshatit Pirg, lot ku punon firma “Genti SIAT”. Në orën 19:30 të së hënës në afërsi të kryqëzimit të rrugës nacionale me atë të fshatit Pirg, për shkak të hapjes së një kanali për ndërtimin e një tombine është ndërprerë qarkullimi për më se një orë. Një kanal i hapur pengonte kalimin e automjeteve, ndërkohë që drejtuesit e firmës dhe punëtorët ishin larguar nga puna, pa krijuar një mundësi për qarkullimin e mjeteve. Për këtë shkak në të dyja anët e rrugës është krijuar radha e pritjes së mjeteve që ka shkuar në 100 mjete në secilin krah. Ka qenë drejtuesi i një mjeti të rëndë ai që ka hapur një shteg, përmes të cilit qarkulluan mjetet e bllokuara. E njëjta situatë është përsëritur në këtë aks edhe ditën e djeshme. Drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar që firma ndërtuese e lotit të katërt të jetë më e përgjegjshme gjatë punës së saj. Ata njëherësh pohojnë se, çakulli i hedhur në këtë aks rrugor nuk është niveluar dhe ka krijuar gropa të shumta duke u dëmtuar çdo ditë automjetet e tyre. Inxhinieri që ndjek punimet në këtë aks, Olsi Gjiriti, ka theksuar se loti i katërt është faza më e vështirë e ndërtimit të këtij aksi sepse po punohet frontalisht për ndërtimin e veprave të artit. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë drejtuesit e automjeteve për vështirësitë që u janë krijuar në udhëtimin e tyre në këtë aks rrugor. Njëherësh Gjiriti është shprehur se, gjatë punës së përditshme ju ka munguar ndihma e Policisë Rrugore në akset e mbingarkuara nga punimet ndërtuese. j.gj.