E Diel, 1 Nëntor 2026

Steve Jobs rikthehet në skenë "Jetoj falë një dhuruesi të ri"

Më në fund, Steve është rikthyer. Pas gjashtë muajsh mungesë për shkak të sëmundjes dhe thashethemeve për një vdekje të mundshme, Steve Jobs ka hyrë në skenë mes një duartrokitjeje të gjatë. "Jam i lumtur që ndodhem sot këtu, me të gjithë ju. Siç e dini, në trupin tim jeton mëlçia e një personi 20-vjeçar, i cili vdiq në një aksident. Pa të, sot nuk do të isha gjallë", thotë ai në fjalën e hapjes e më pas shton: "Shpresoj që buja-ria e tij të jetë një shembull për të gjithë dhe secili prej nesh të bëhet një dhurues organesh". Më pas Steve falënderon komunitetin e "Apple", "veçanërisht Tim Cook dhe të tjerët që kanë çuar përpara punën time në mënyrë kolektive". Problemet e tij shëndetësore u bënë publike në vitin 2004, kur ai tregoi se kishte një formë kanceri të rrallë në pankreas. Ishte kuruar, por në verën e vitit 2006 ishte shfaqur sërish i pafuqishëm dhe kishte zëra se sëmundja i ishte përsëritur, mirëpo kompania e kishte mohuar. Më 5 janar të këtij viti, Jobs i shkroi "Komunitetit Apple": "Problemi është se një prishje hormonale më ‘vjedh‘ proteinat për të cilat trupi im ka nevojë. Kurimi është relativisht i thjeshtë dhe nuk ka shumë që kam fi lluar kurën. Do të vazhdoj të punoj si administrator i deleguar i ‘Apple‘". Por nëntë ditë më vonë mori lejen, për arsye shën-detësore "më të ndërlikuara" nga sa kujtonte. "Më vjen keq që zërat dhe kurioziteti mbi shëndetin tim vazhdojnë të jenë shqetësues për mua, familjen time dhe të gjithë ata që punojnë te ‘Apple‘". Kështu, në mungesë të tij Jobs ia besoi drejtimin e kompanisë deri në fund të qershorit Tim Cook. Si gjithmonë i veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë, është ende shumë i dobët, me zërin paksa të ngjirur, por shumë më në formë në krahasim me herën e fundit që u shfaq në publik, në tetor të vitit të kaluar. Me këtë rast, Jobs ka prezan-tuar "iPod"-ët e rinj. Kanë një telekamera për të regjistruar foto dhe video, më shumë memorie për këngët dhe fi lmat, dhe janë më pak të kushtueshëm, sepse kriza nuk ka mbaruar ende, edhe pse për Kupertinon (një qytet periferik në Santa Klara), në re-alitet nuk ka nisur kurrë. Me 225 milionë aparate të shitura, "iPod" ka hapur një biznes të ri për kompaninë e fuqishme "Apple", e cila e fi lloi aktivitetin e saj me prodhimin e kompjuterëve dhe tani po bëhet gjiganti botëror i elektronikës. Revolucionoi indus-trinë e muzikës dhe i hapi rrugë suksesit të jashtëzakonshëm të "iPhone", që sot është një prej konkurrentëve më të tmerrshëm (Jobs, kur e prezantoi në vitin 2007, e cilësoi "si ‘iPod‘-in më të mirë të të gjitha kohërave"). Pas tetë vjetësh jetë, lexuesi multimedial më i famshëm i botës shet ende shumë mirë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, por për herë të parë në Japoni "mposhtet" nga një "Walkman" dixhital "Sony". Kështu, "Apple" e transformoi në një aparat kon-ceptualisht të ndryshëm, që nuk riprodhonte vetëm të dhënat e shkarkuara nga kompjuteri, ose maksimumi të regjistronte lek-sione dhe konferenca, por e bëri një mjet të aftë të magazinonte të dhëna dhe t‘i hidhte menjëherë online, ose përmes një kompjuteri. Filmat dhe fotografi të përfundojnë të gjitha në "Youtube" dhe "Flickr", ku "Apple" vazhdon të mbretërojë falë "iPhone"-it. Nga skena e "Yerba Buena Center" e San Franciskos, Jobs ka prezantuar një tjetër risi: versio-nin 9 të "imunes"-it, programi për të shkarkuar video dhe muzikë nga kompjuteri dhe më pas për t‘i transferuar tek "iPod"-i. Me modelin e ri të "iPod"-it mund të blihet edhe muzikë. Pas 45 xhirove dixhitale, në Kupertino po provojnë të lançojnë modelin e vjetër 33: tani quhet "iTunes LP", dhe përmban, përveç këngëve, libretin, shënimet e kopertinës, fotografi dhe fi lma të rinj. Do të funksionojë? Jo domosdoshmër-ish: pjesa më e madhe e 8,5 mili-ardë këngëve të blera deri tani te "iTunes Store" janë pjesë e një albumi, por janë shitur si pjesë të veçanta. Por mbi të gjitha ka dys-hime për muzikantët: për shem-bull, grupi "Radiohead" kohët e fundit ka publikuar vetëm këngë të pakuptimta dhe ka thënë se nuk duan të regjistrojnë një disk edhe për pak kohë. Pjesa më e madhe e prezan-timit u është kushtuar videolo-jërave, që janë gjithmonë në krye të klasifi kimit të "Apple Store" me "iPhone"-in dhe "iPod Touch"-in, të cilët tashmë janë bërë konkur-rentë të drejtpërdrejtë të "Psp" së "Sony"-it dhe të "Nintendo Ds". Për momentin janë gati vetëm 20 mijë lojëra, thuajse një e katërta e totalit. Një prej prodhuesve të pranishëm në Keynote, Gameloft, thotë se ka shitur 6 milionë tituj: për këtë arsye "Apple" ka futur dje një version rifreskimi të sistemit operativ të "iPod Touch" (dhe "iPhone"-it) 3.1, që është për-mirësuar dhe ka disa funksione të reja, si "Genius Mix", me të cilin mund të bësh përzgjedhje muzikore të personalizuara. Jobs nuk ka dhënë shumë informacione për kompjuterin e ri portabël, për të cilin po punon jashtëzakonisht dhe që ndoshta do të dalë në treg në vitin 2010, për "iPod Touch" me uebkamera, dhe ardhjen e "Beatles" në "iTunes Store". "Beatles" janë ndër grupet e pakta që mungojnë ende në dyqanin më të madh virtual të muzikës, dhe shumë vetë hidhnin hipoteza se lançimi i tyre do të bëhej më 9 shtator, datë kjo që koincidon me publikimin e albumeve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›