Samiti në Slloveni, Vetëm Serbia s’ka konfirmuar pjesëmarrjen
LUBJANA- Gjithcka është gati për samitin mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, të planifikuar për 20 mars në Bërdo afër Kranjit. Të gjitha shtetet e ftuara kanë konfirmuar pjesëmarrjen përvec Serbisë. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Sllovenisë në Beograd .
“Të gjithë të ftuarit e kanë konfirmuar ardhjen, përveç Serbisë, por meqë është takim joformal, pritet deri në çastin e fundit” ka thënë për agjencitë serbe të lajmeve e ngarkuara me punë në ambasadë, Jadranka Shturm Kocjan e cila ka shtuar se pjesëmarrja e presidentit Tadic mbetet cështje e hapur.
Kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, vendosën të organizojnë samitin me qëllim përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
(e.n/BalkanWeb)