E Diel, 1 Nëntor 2026

Stina e verës, kryeqyteti boshatiset qytetarët drejt detit



Kryeqyteti boshatiset nga qytetarët gjatë stinës së verës dhe kryesisht gjatë muajit gusht, ku institucionet mbyllin dyert.
Paraditja i ngjan një qyteti të heshtur, ku nuk ka lëvizje dhe këmbësor, por vetëm ata pak persona që vrapojnë për në punë apo që kanë ndonjë vizitë të detyruar tek miqtë. Në këto ditë të nxehta zonat më të mbipopulluara janë ato bregdetare, ku kushdo mund të gjejë pak qetësi dhe freski. Vetëm në mbrëmje tiranasit duket sikur zgjohen nga gjumi i ditës. Zakonisht mbrëmjet tiranase janë të freskëta. Lokalet te Parku Rinia, por më shumë ato nga kodrat e parkut të Liqenit Artificial qëndrojnë plot deri mbas mesit të natës. Në këtë stinë të nxehtë lulëzojnë dasmat e shumta që në mënyrë ceremoniale përshkojnë qytetin duke trumbetuar nga borit dhe zbukurimi i makinave. E ndërkohë që gjithçka ka të mirën e vet, me largimin e shumë pushueseve është zhdukur edhe smogu i zakonshëm i kryeqytetit. Kjo pasi lëvizjet me makina janë më të pakta. Mijëra automjete kanë shkuar dhe ato së bashku me pronarët për pushime

6 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›