Numrat ku mund të spiunonin policët që abuzojnë
Laureta Rryçi
Të gjithë turistët, emigrantët apo edhe qytetarët që fyhen nga sjellja e policëve kanë ku të denoncojnë. Mjafton të regjistroni këto numra në celularin tuaj dhe fare kollaj mund të denonconi abuzimin që është bërë ndaj jush. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, sidomos në sezonin veror është vigjilent ndaj të gjitha telefonatave për shkeljet e uniformave blu. Kudo që të ndodhin, në rrugë, në dogana apo në vendin ku bëni plazhin, mjafton që të keni prova dhe ta faktoni shkeljen që është bërë ndaj jush dhe menjëherë punonjësi i policisë do të ndëshkohet.
Denoncimi
Drejtuesit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ftojnë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të sjelljeve të këqija të punonjësve të policisë shtetit, kudo që të ndodhen brenda territorit të vendit tonë. “Për këtë ne ju sigurojmë se do të ruajmë fshehtësinë dhe menjëherë do të gjendemi pranë jush deri në sqarimin e plotë të problemit që ju do të keni, duke goditur me forcë dhe pa hezitim rastet kur punonjës të veçantë policie abuzojnë me detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme dhe korruptive, që cenojnë etikën dhe imazhin e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të SHKB-së. Madje në këtë sezon vetë agjentë të SHKB-së janë vënë në lëvizje për të monitoruar sjelljet e shumë efektivëve me turistët apo emigrantët shqiptarë që kanë zgjedhur vendlindjen e tyre për të kaluar pushimet.
Ankesa
Për ata që nuk e dinë proceduar për të denoncuar shkeljet, është fare e thjeshtë. Mjafton të memorizoni numrat fikse sipas qarqeve të vendit. Pas abuzimit që mund të jetë bërë, mjafton që të kenë prova për ta faktuar dhe menjëherë formoni numrin për të komunikuar me agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Në rastet kur nuk keni dëshirë të identifikoheni mund t’iu ruhet edhe anonimati. Por edhe nëse doni të përpiloni një denoncim të plotë edhe kjo mund të pranohet.
Shtrirja e shkb-së sipas qarqeve dhe numrat e kontaktit
Funksionet organike Numrat e telefonise fikse
1. Drejtor
(4) 222450
2. Zv/Drejtor
(4) 253516
3. Shef Seksioni i verifikimit
(4) 253699
4. Shef sektori Policisë Gjyqësore
(4) 253601
5. Qendra Informimit Legal (Zyra e Informacionit)
(4) 271735
6. Sektori i SHKB, Tiranë
(4) 234874
7. Seksion i SHKB, Berat
(323) 1026
8. Seksion i SHKB, Durrës
(52) 30212
9. Seksion i SHKB, Dibër
(218) 4903
10. Seksion i SHKB, Elbasan
(54) 40392
11. Seksion i SHKB, Fier
(342) 6630
12. Seksion i SHKB, Gjirokastër
(846) 8272
13. Seksion i SHKB, Korçë
(824) 5720
14. Seksion i SHKB, Kukës
(242) 3688
15. Seksion i SHKB, Lezhë
(215) 3483
16. Seksion i SHKB, Shkodër
(224) 8787
17. Seksion i SHKB, Vlorë
(332) 8390
6 Gusht 2008