E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në hekurudhë, shpëtojnë për mrekulli



Krujë - Shpëtojnë për mrekulli tre persona, pasagjerë në një autoveturë kur makina me të cilin udhëtonin u përplas me një tren mallrash. Ngjarja ndodhi në linjën hekurudhore të fshatit Gramëz në rrethin e Krujës. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se automjeti ka goditur traun e postobllokut, por ndërkohë është goditur në pjesën e pasme nga një tren që ishte duke ardhur me shpejtësi. “Në makinë kanë qenë tre persona, por ata pësuan vetëm dëmtime të lehta dhe pa rrezik për jetën”- bëjnë me dije burimet. Policia e sinjalizuar për aksidentin mbërriti në vendin e përplasjes dhe ka arritur në përfundimin se fajtor për përplasjen ka qenë drejtuesi i autoveturës, që nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugore dhe ka kaluar në kohën që trau ka qenë i ulur.

Po kthehej për pushime, i vihen prangat

Gjirokastër - Shërbimet e Policisë kufitare Kakavijë të Stacionit të Policisë gjatë mesidtës se djeshme kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim i cili po kthehej në Shqipëri nga Greqia dhe konkretisht. Sotir Dumi, i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në Vlorë ka tentuar të kalonte doganën në momentin kur i janë vënë prangat. Sipas policisë, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 2 muaj burg , për veprën penale të “Vjedhjes”.

Vidhet kazinoja, pronari denoncon në polici

Shkodër – Pronari i një kazinoje ka denoncuar në polici për vjedhjen e disa pajisjeve. Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës është marrë njoftim se në qytetin e Laçit Vau Dejës në lokalin “Lojra Fati” në pronësinë e shtetasit Gjon Paloka janë vjedhur disa pjesë kompjuterike. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Të njëjtat burime shpjeguan se po punohet për zbulimin dhe dokumentimin e autorësisë së kësaj ngjarje. Materialet do të kalohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes”.

6 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›