E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stina e zjarreve, Tepelena vetëm me dy zjarrëfikëse

Zjarrvënie të qëllimshme dhe përballimi i tyre me një numër të kufizuar stafi e vetëm një mjet zjarrëfikëse që i përket viteve `75. Kjo është situata me të cilën ndeshen zjarrëfikësit e Tepelenes prej kohësh, ndërsa u duhet të përballen me një numër të lartë të zjarreve, sidomos gjatë periudhës së verës.
 

Sipas Komandantit te stacionit të zjarrëfikësve në Tepelene, Pellumb Hoxha, vetëm gjatë muajit korrik kanë rënë 25 zjarre, e 90% e tyre kanë qenë të qëllimshme, por mungesa e infrastrukturës së nevojshme bëhet pengesë në punën e tyre.
 

Nderkaq, gjate kesaj periudhe 1 mujore llogariten edhe mjaft deme material. Stacioni i zjarrefikeses ka marre masa parandaluese edhe per mbrojtjen e kalase se Tepelenes, duke pastruar monumentin nga bimesia, pastrimin e mbetjeve urbane dhe aplikimin e djegieve te kontrolluara.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›