Javier Bardem spanjolli mei famshem i Hollivudit
Tre vite te shkuara ai ishte duke i rene botes rrotull dhe duke xhiruar filma. Sot eshte i martuar me aktoren Penelope Cruz ka fituar nje Oskar dhe vazhdon qe te pelqeje grate e forta lojen e rekbise dhe te mos besoje se tashme eshte shnderruar ne nje seks simbol te botes hispanike
Ne korrik kur Spanja ishte ende duke festuar fitoren e Kupes se Botes Javier Bardem ndodhej larg ne Bahamas duke festuar martesen e tij me bashkeshorten po aq te mirenjohur Penelope Cruz. Fakti qe cifti me i famshem i kinemase spanjolle zgjodhi nje ceremoni martesore te terhequr larg syrit kurioz te mediave dhe vetem me pjesemarrjen e njerezve te aferm te familjeve perkatese nuk eshte aspak nje fakt i cuditshem. Madje ata mund te levdohen per aftesine e jashtezakonshme qe treguan me mbajtjen jashte syrit te mediave te ceremonise per te cilen nuk ekziston asnje foto. Cruz dhe Bardem te cilet me nje deklarate te perbashket kane njoftuar se presin nje femije vitin e ardhshem adhurohen shume ne vendin e tyre te lindjes dhe shume shpejt ata po shnderrohen edhe nder aktoret me te respektuar dhe te famshem edhe te vete Hollivudit me nje fame dhe shkelqim qe ka vene ne rrezik edhe ate te ciftit tjeter Zholi-Pit.
Cruz eshte nominuar disa here per cmimin Oskar te cilin e mori vetem ne vitin 2008 me filmin e Vudi Alen Kristina ne Barcelone. Por edhe bashkeshorti i saj Bardem gjithashtu ka fituar Oskar-in me portretin e nje vrasesi psikopat ne filmin e vellezerve Cohen No Country for Old Mem.
A mund tu shkonin gjerat me mire se kaq Po. Goditjen e Kupidit e ka dhene kete here regjisori i famshem Alen i cili e beri serish ciftin bashke pas 20 vitesh nga interpretimi i tyre i pare i perbashket ne filmin Kristina ne Barcelone. 20 vite te shkuara ata ishin vene serish perballe njeri-tjetrit ne nje nga sprovat e para kinematografike te te dyve ne filmin Jamon Jamon. Ishte nje film fantastik dhe shume interesant i Bigas Luna nje tjeter regjisor spanjoll me fame i shquar per trajtimin e temave erotike. Por ne kete rast behet fjale per nje komedi romantike dhe plot humor. Ne ate film Cruz nxori ne pah jo vetem hiret e mrekullueshme qe do ta benin shume shpejt nje ikone te kinemase spanjolle por edhe karakterin e saj shume te vecante dhe rebel. Ishte filmi ku te dy pranojne se kishin lindur shkendijat e para te nje ndjenje qe do te shperthente vetem 20 vjet me pas pasi te dy tashme ishin bere aktore te konsoliduar te famshem dhe me nje sere historish dashurie personale mbi supe. Dhe si te mos mjaftonte kjo Bardem kete vit fitoi edhe cmimin e aktorit me te mire ne Festivalin e Kanes per rolin e tij ne filmin e nje regjisori meksikan Beautiful. Marredhenia mes Cruz dhe Bardem eshte nje marredhenie intensive 3-vjecare por qe jane te pakte ata qe e kane ditur dhe kane pasur hollesi per lidhjen e tyre. Ata kane mbajtur nje profil shume te ulet vecanerisht per hienat e medias. Vetem ne maj kur mori cmimin e Kanes Bardem deklaroi se ishte nje cmim te cilin ia kushtonte gezimit tim mikes shoqes te dashures dashurise sime Penelope. Te dua kaq shume.
Bardem eshte vetem 41 vjec dhe jeta nuk mund te ishte per te me e mire dhe me e begate. Une jam me te vertete nje njeri me fat thote Bardem i cili ne fakt eshte bere i njohur ne ekranin e madh per interpretimin e meshkujve te cilet jane e kunderta e tij ne jete pra meshkujve me nje shpirt te torturuar dhe te shqetesuar qe kalojne shpesh kufijte e normales. Fraza e Bardem eshte ne fakt fraza standarde e te gjithe atyre qe kane shijuar dhe gezuar suksesin e Hollivudit permes aktrimit. Por Bardem me syte e tij te qeshur duket se eshte me te vertete i lumtur me ate qe ka arritur dhe po gezon. Por cifti pavaresisht shperthimit te Bardem ne Kane eshte i vendosur qe te vazhdoje te mbaje profil te ulet dhe te shfaqet gjithnje e me pak ne publik. Une nuk dua dhe nuk do te flas me per Penelope sepse ajo eshte shpirti im dhe ceshtje shume personale thote Bardem. Te jesh i famshem ne vendin tend eshte shume zbavitese kur je 20 vjec sepse behesh i njohur kenaq egon tende dhe ndihesh per momentin se ke kapur qiellin me dore. Por disa muaj me pas kur gjerat kane precipituar dhe jane qetesuar ndjen se ajo qe te ka ndodhur ne fakt nuk eshte aspak e dobishme per ty por shfytyrim i vetes. Dhe ne kete pike nese je me mend ne koke dhe ke prane njerez qe te keshillojne per mire fillon te reflektosh qe te lsquombledhesh nga hapja e madhe dhe te ridimensionohesh. Me vone provova edhe famen nderkombetare dhe lsquoOskar-in dy vite te shkuara. Fillimisht te duket surreale qe pasi ke kaluar muaj e muaj te tjere promovimesh shperblehesh befas me ate statujen e arte qe ta lsquovulos fatin te pakten per sa i perket Hollivudit. E vendos ate skulpture ne zyren tende dhe pas dy javesh kur e sheh serish pyet veten Cben ketu kjo gje e arte Sigurisht qe nuk te eshte dhene se je bere nje njeri me i mire.
Bardem mund te jete modest per arritjen e tij kinematografike por te tjeret jane shume te gatshem dhe madje te etur per ta bere nje gje te tille ne vend te tij dhe per te. Nominimi i tij i pare per cmimin Oskar erdhi me filmin Before Night Falls te vitit 2000 ne te cilin ai luan rolin e nje shkrimtari te famshem kuban gej gjate persekutimit qe i beri Castro. Kur Al Pacino e pa filmin ai i telefonoi regjisorit te tij Julian Schnabel per ti marre numrin e telefonit te Bardem. Ne mesin e nates ai i telefonoi Bardem i cili ndodhej ne Madrid per ti thene ne menyre te drejtperdrejte se sa shume i kishte pelqyer filmi dhe mbi te gjitha se sa shume i kishte pelqyer roli i tij ne kete film. Bardem e ka pasur Al Pacinon nje idhull dhe madje ishte bere i njohur edhe per perdorimin e frazes Une nuk besoj ne Zot por besoj tek Al Pacino. Dhe imagjinoni se si eshte ndjere kur mori ne mesnate telefonaten e idhullit te tij. Ate telefonate e regjistrova dhe e mbajtja ate regjistrim me vete per nje kohe te gjate. Eumlshte nje nga dhuratat dhe surprizat me te bukura qe kam marre ndonjehere ne jete.
Ndersa regjisori Schnabel e ka pershkruar Al Pacinon si nje nga te medhenjte e kinemase emri i te cilit eshte i denje qe te renditet perkrah te medhenjve te tjere te kinemase si Jack Nickolson Brado dhe Jonny Depp. Sipas regjisorit ka nje nivel ne interpretimin e ketyre njerezve te medhenj qe nuk i ngjan me nje aktrimi por nje misherimi te mirefillte te rolit. Dhe kjo eshte dicka e cuditshme sepse emocioni qe te percjellin eshte i jashtezakonshem real dhe ngjethes. Edhe vete Francis Ford Copola e ka vleresuar shume Bardem duke e renditur edhe ai perkrah te medhenjve. E ndersa nje pjese e madhe e aktoreve ngopen me suksesin dhe rreshtin se kerkuari Bardem nga ana e tij eshte gjithmone ne kerkim te dickaje te re te dickaje te ndryshme te nje sfide dhe maje qe do te duhet ta arrije me cdo kusht.
Por filmi i fundit i Bardem ka gjasa qe ta vulose perjetesisht emrin e tij ne lisen e arte te Hollivudit. Ai ka interpretuar ne filmin e fundit te Julia Roberts Eat Pray Love nje film i bazuar mbi kujtimet e Elisabeth Gilbert. Roberts interpreton vete autoren e cila i iken nje martese shume te mjere ne Nju Jork per te ndermarre nje udhetim neper bote. Dhe gjate ketij udhetimi gjen dashurine e jetes Bardem ne ishullin e Balit.
Bardem vete i sapo dale nga nje sukses shume i madh me vellezerit Cohen e mori me pak paragjykim dhe jo me shume qejf rolin ne kete komedi romantike. Madje edhe vete Roberts mendoi se ai nuk ishte personi i pershtatshem per role te tilla sepse i ishte ngulur ne koke imazhi i vrasesit. Por ne fakt Bardem ishte nje komedian shume i embel dhe bindes. Bardem ka kaluar nje 20-vjecar te mrekullueshem vecanerisht nje dekade te jashtezakonshme qe ka qene me te vertete fitim dhe fatprurese per te. Kam qene me fat edhe ne dashuri. Edhe pse me konsiderojne si nje lsquograbites zemrash une vete nuk e shoh veten time si te tille. Kam qene shpesh shume i ndrojtur dhe ua kam lene femrave hapin e pare. Kjo do te thote se nuk jam aspak ai skifteri qe me karakterizojne por nje kone e bute ne pritje thote aktori per lidhjet e tij te meparshme romantike. Bardem te ben pershtypje mbi te gjitha per modestine e tij te jashtezakonshme. Fillimisht ai eshte shume i qete dhe madje i heshtur por kur e njeh nis te kuptosh se eshte vertet energjik dhe di tu shkoje puneve deri ne fund. Personalisht ai eshte shume i ngrohte me miqte madje gati carmatoses por kembengul me force dhe prerazi kur behet fjale per te diskutuar per bashkeshorten e tij te re apo qofte edhe per ish te dashurat. Per momentin me pelqen qe ta shijoj jeten time te re me Penelope dhe vetem pas kesaj do te bej projekte per te ardhmen.