Stipe Mesic: Kosova e pavarur tani eshte realitet

Zagreb, 3 prill, 11:57, NOA - Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, gjatë një intervistë ka thënë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Mesiç thotë po ashtu se Kosova tani është një realitet, të cilin Serbia duhet ta respektojë edhe pa e njohur pavarësinë e saj.
"Serbia nuk kishte më kapacitet për vendosjen e pushtetit në Kosovë, e nuk kishte kapacitet as për vazhdimin e negociatave, duhej përcaktuar statusi. Pra, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe në këtë hapsirë u krijua një realitet i ri, realitet të cilin ne e njohëm. Edhe një numër i madh vendesh të tjera e kanë njohur këtë realitet", theksoi Mesiç.
NOA-INA